Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës krahas aktiviteteve të shumta, është shënuar edhe me turneun ndërkombëtar ‘Kupa e Pavarësisë“ nën organizimin e Ligës së Veteranëve të Futbollit dhe tifogrupit Dardanët, e me mbështetje nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Këtë turne të mbajtur në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, krahas veteranëve të Kombëtares së Kosovës e nderuan me pjesëmarrje edhe veteranët e Kombëtares së Shqipërisë dhe ata të Greqisë.
Në hapje të turneut presidenti Agim Ademi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e këtij eventi, e në veçanti mysafirët nga Greqia, të cilët e madhështuan këtë ditë festive për Kosovën, derisa u zotua se aktivitete të tilla miqësore do të zhvillohen edhe në të ardhmen ndërmjet tri shteteve.
Ndërkaq, të pranishmit i përshëndetën edhe Braimi Stavroula, perfekte e zonës jugore të Greqisë, nënkryetari i bashkisë së Igoumenitsës, Michalis Gkikas, Sulejman Mema në emër të FSHF-së, Vasil Ruci, perfekti i Vlorës, Flamur Mamaj dhe ai i Kukësit, Zenel Kuçana. Stavroula e Gkikas theksuan faktin se sporti i bashkon popujt dhe janë të nderuar që sot në këtë ditë kaq të rëndësishme për Kosovën janë pjesë e këtij eventi, përcjell arbresh.info.
Pas hapjes së turneut, në oborrin e Kampit Nacional u mbjell një fidan i ullirit, i sjellë pikërisht nga mysafirët nga Greqia, për të simbolizuar miqësinë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet popujve tanë.
Pas ceremonisë zyrtare dhe intonimeve të himneve kombëtare, e ku himnin shqiptar e intonoi tenori shqiptar, Kastriot Tusha, u shkëmbyen edhe shumë dhurata.
Më pas iu dha hapësira për lojë veteranëve të futbollit nga të tri vendet, e ku u zhvilluan tri ndeshje me plot emocion. Fillimisht në ndeshjen e parë u ballafaquan Shqipëria dhe Greqia, ku fitores iu gëzuan kuqezinjtë me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Gjergji Iliadhi dhe Armend Dallku.
Në ndeshjen e dytë u përballen Kosova dhe Shqipëria, e ku ishin dardanët triumfuan me rezultat bindës 4:0, me gola të realizuar nga Muhamet Dragusha, Enis Fetahu, Sherif Topalli dhe Arben Zeqiri. E veteranët e Kosovës ishin më të mirë edhe në përballjen kundër Greqisë, duke fituar me rezultat 2:0, me golat e Sherif Topallit dhe Tahir Ademit.
Kësisoj, trofeu “Kupa e Pavarësisë“ në fund me meritë në bazë të asaj çfarë treguan në fushën e gjelbër iu takoi veteranëve të Kombëtares së Kosovës. E trofeun e këtij turneu kapitenit të veteranëve Lulzim Berisha ia ndau anëtari i KE të FFK-së, Ismajl Ajeti.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...