LAJMI I FUNDIT: Erion Veliaj fiton gjyqin ndaj Armand Dukës, nuk ka zgjedhje me 2 mars

15:55 | 17 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Pas Tiranës, Gjykata ka vendosur të pezullojë garën e FSHF në gjithe vendin.

Gjykata e Tiranes ka bllokuar garën dhe mandatet në FSHF deri në shqyrtimin e manipulimeve.

Kështu kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin e dytë ndaj Armand Dukës.

Me vendimin e saj Gjykata e Tiranes thotë se FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat ne gjykatë. Keshtu pezullohet Komiteti Ekzekutiv i FSHF për zgjedhjet e 2 Marsit dhe pezullohet Komisioni Verifikimeve ne FSHF per zgjedhjet e 2 Marsit.

Me këtë vendim, mandatet e Armand Duka, Ilir Shulku, Kokedhimes, mbeten të pezulluara deri në një vendimin për shkeljet e dyshuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme