Organizat Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gjysma e Evropës do të infektohet me variantin Omicron brenda gjashtë deri në tetë javët e ardhshme. Doktori Hans Kluge tha “se një valë baticore nga perëndimi në lindje” e Omicron po përfshinte gjithë rajonin, në krye të një rritjeje të rasteve me variantin Delta.
Numri i infektimeve është dyfishuar në një periudhë dy javore. Ai tha se shtetet Evropiane dhe të Azisë Qendrore janë nën “presion intensiv” pasi virusi po përhapet në vendet perëndimore të Ballkanit.
Studimet e fundit sugjerojnë që Omicron ka më pak gjasa që të sëmurë rëndë njerëzit se variantet e mëparshme të Covid. Por Omicron është akoma shumë infektues dhe mund të infektojë njerëzit e vaksinuar raporton “BBC”.
Të hënën Mbretëria e Bashkuar raportoji 142,224 raste të konfirmuara të virusit dhe 77 vdekje. Një numër spitalesh kanë deklaruar “incidente kritike” për shkak të mungesës të stafit dhe rritjes së presionit nga Covid.
Ministri i Shëndetësisë së Francës Olivier Veran paralajmëroi javën e kaluar që muaji janar do të jetë i vështirë për spitalet. Kompania Pfizer tha se do të jetë në gjendje të lançojë një version të vaksinës së saj që ofron mbrojtje speciale kundër Omicron, që do të dalë në muajin mars. / abcnews.al/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...