Google ADS

Macron në takim me Petkovin, flasin edhe për Maqedoninë e Veriut

14:14 | 17 Shkurt 2022
V. S.

Presidenti i Republikës Franceze Emanuel Macron sot në Bruksel ka takuar kryeministrin bullgar Kiril Petkov, në kuadër të Samitit BE – Bashkimi Afrikan.

Macron dhe Petkov diskutuan për krizën në Ukrainë dhe më pas iu referuan mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Presidenti i Republikës Franceze inkurajoi vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes që do të mundësojë hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, thanë diplomatët francezë për AIM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme