“Jam krenare që sot ndodhem këtu para jush, ku parakalon Ushtria e Policia e Kosovës”.
Kështu u shpreh para qytetarëve, Presidentja e vendit Vjosa Osmani në sheshin e Prishtinës, ku po parakalojnë për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ushtria e Policisa e Kosovës, raporton arbresh.info
“Jam krenare që ndodhem sot këtu para jush në këtë parakalim të Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës. Këta djem e vajza që do të parakalojnë para jush janë personifikimi i lirisë së Kosovës dhje janë identiteti i shtetit tonë të ri. Te sa forcat tona ushtarake do të marshojnë në sheshet e Prishtinës nuk ka si mos ti kujtojmë ata që punuan për këtë ditë, ish-Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova e komandanti Adem Jashari. Drejtësia akoma nuk është vendosur, e në këtë ditë s’duhet se reshturi se përsërituri, faleminderit Amerikë e NATO, të cilët janë mbrojtjen nga gjenocidi i Millosheviçit. Sot jemi këtu dhe përulemi të gjithë atyre që ëndrrën ton për shtet e bënë realitet”, tha Osmani.
Osmani tha se Ushtria e Kosovës që do të parakalojë sot në sheshet e Prishtinës është e përgatitur për të mbrojtur territorin e Kosovës./arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin