“Është një krenari e madhe të shohësh Napoli-Barcelona, dy skuadra ku ka shkëlqyer Maradona. Për babin, zgjedhja se për kë do të bënte tifo nuk do të kishte qenë e vështirë.
Ai ka qenë gjithmonë tifoz i Napolit. Barcelona e sotme nuk është si më parë, sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë. Megjithatë, ndeshja me këtë skuadër pa Messin është një gjë krejt tjetër.
Babai u largua nga Barcelona, ai nuk identifikohej më me skuadrën katalanase dhe tifozët e saj. Ai zgjodhi Napolin, sepse kishte nevojë për këtë”.
Diego Armando Maradona junior, i cili foli për “Radio Kiss Kiss Napoli”, e prezantoi kështu ndeshjen e parë të “play-off”-it të “Europa League”, të planifikuar sot në “Camp Nou”.
Djali i legjendës argjentinase të futbollit zbuloi edhe gabimin e vetëm të babait të tij: “Diego kishte pothuajse gjithmonë të drejtë, por ka gabuar për një gjë: River Plate është skuadra më e mirë në Argjentinë, shumë më tepër se Boca Juniors.
Shumë njerëz harrojnë që përveçse jam djali i Diego Maradonës, unë jam një tifoz i madh i Napolit. Ka një arsye pse më i madhi nga të gjithë në futboll ka zgjedhur qytetin tim”.
Si të merrni më tepër vitaminën C në mënyrë që të forconi im...
Parashikimi i motit për sot
Ana refuzon kërkesën e nënës për të dal nga shtëpia, merr te...
Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në kryeqytet ndaj Siga...
Ja pse çiftet e lumtura nuk e bëjnë publike marrëdhënien e t...
Pse je kaq e zbehtë?