Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është lidhur me Real Madridin për atë që dihet si marrëveshje tashmë e kryer. Për në fund ai edhe mund të qëndrojë në Francë.
Sipas “Independent”, klubi francez është gati të përgatisë një ofertë të re për kontratë për ta bërë 23-vjeçarin lojtarin më të paguar në futbollin botëror.
Raporti shton se individë të afërt me Mbappen morën pjesë në takimet me PSG-në të mërkurën pas fitores së madhe të Ligës së Kampionëve, me idenë se skuadra e Real Madrid nuk do të bëjë një hap tjetër. Kështu duke i kërkuar francezit të qëndrojë më tej në Paris.
Kontrata aktuale e Mbappes përfundon në qershor dhe nëse një marrëveshje e re nuk nënshkruhet, ai ka mundësinë t’i bashkohet madrilienëve falas./Arbresh.info
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...