Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka uruar 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se është një ditë motivimi e inspirimi për të reflektuar për të arriturat e deritanishme dhe Kosovën e së ardhmes.
Përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, Hoxhaj ka shpërndarë një video me momentin kur ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi shpalli Kosovën të pavarur dhe sovrane.
Statusi i plotë:
Urime 14 vjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Juve që çdoherë në zemër e në mendje e keni pasur Kosovën e pavarur. Juve që pavarësinë e keni pasur besim, dhimbje dhe shpresë. Shpesh e me shumë emocione e kujtoj mëngjesin e 17 shkurtit 2008. Është një ditë motivimi e inspirimi për të reflektuar për të arriturat e deritanishme dhe Kosovën e së ardhmes.
Sot, në 14 vite shtetësi, jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi.
Përjetësisht mirënjohës partnerëve e aleatëve tanë kudo nëpër botë për përkrahjen ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Asnjëherë nuk do të dorëzohemi, deri sa flamuri i Kosovës të valojë në OKB dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë në familjen euro-atlantike. Gëzuar/arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...