Google ADS

Që nga debati me Beatrixën e deri tek banori i preferuar në BBV, Balina i tregon të gjitha

00:28 | 17 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Balina dhe Arbri kanë qenë të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” për të folur mbi eksperiencën e tyre të fundit si opinionistë në formatin “Big Brother Vip Albania”.

Ditën e djeshme, një debat virtual mes Beatrixës dhe Balinës u kthye në një nga temat e nxehta të momentit. Balina tregoi versionin e saj të historisë, duke treguar se është komunikim i manipuluar dhe se nuk ka asgjë personale me Trixën.

“Të them të drejtën, për qejf të shpirtit nuk do kisha folur fare. Është shumë absurde dhe shumë banale. E para punës komunikimi është i manipuluar, gjëra që janë hequr dhe janë shtuar. Kam patur një komunikim timin me dikë që njoh që pastaj ka qarkulluar dhe kur ka qarkulluar, ka qarkulluar me një emër tjetër ‘account’, me një shoqen time që rezultoi të ishte një ‘account’ fallso. E kisha ‘follow’,ishin dy accounte me të njëjtin emër. Nuk është se në veçanti kam mbështetur Trixën. Në rastin e Trixës, mua më është dukur shumë e padrejtë si është gjykuar nuk ka lidhje se ishte Trixa apo Donaldi. Jam kundër gjykimeve moraliste”, u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu e komentoi rolin e opinionistes duke thënë se ajo nuk mund të vendosi drejtësi por thjeshtë të shprehë opininin e saj sipas botëkuptimit të saj.

“Jo të gjithë e kuptojnë si duhet pozicionin e opinionistes. Nuk jemi për të vendosur drejtësi, por për të dhënë opinionin. Opinioni varet nga botëkuptimi, nga formimi i çdo individi.”

Gjithashtu, Balina komentoi edhe finalen e madhe dhe dyshen e ‘rivalëve’, Donald- Ilir duke thënë se secili prej tyre sheh tek tjetri cilësi që i konsiderojnë.

“Pres një finale spektakolare, siç meriton ky ‘Big Brother’ ta ketë. Banorët morën një pauzë nga loja dhe filluan të tregonin anën e tyre më të mirë. Mes Ilirit dhe Donaldit ka një kimi dhe një vlerësim reciprok. Shikojnë te njëri- tjetri cilësi që i konsiderojnë.”

Të ngjashme