Bayern Munichu ka arritur ta barazojë rezultatin në fund të sfidës ndaj Red Bull Salzburgut (1-1), në ndeshjen e parë të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Në takimin e zhvilluar në Red Bull Arena të parët rrezikuan mysafirët me anë të Serge Gnabry, por goditja e tij u ndal nga Philipp Kohn.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të me golin e Chukwubuike Adamu, i cili pranoi një asistim nga Brenden Aaronson për të shënuar.
Në vijim, Brenden Aaronson pati një mundësi të mirë për nikoqirët, derisa në anën tjetër rrezikoi Leroy Sane. Në fund të gjysmës së parë pati një situatë të dyshimtë penalltie për Salzburgun, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari Michael Oliver konfirmoi se nuk ishte penallti.
Nicolas Seiwald ishte i pari që rrezikoi në fraksioni e dytë, ndërsa në anën tjetër ishte Kingsley Coman që i shmangu mbrojtësit, por nuk ia doli të shënonte.
Mysafirët vazhduan t’i intensifikojnë sulmet me anë të Leroy Sane e Serge Gnabry, derisa edhe vendasit tregoheshin të rrezikshëm përmes Karim Adeyemi e Junior Adamu.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 90-të, kur Thomas Muller priti një harkim dhe e dërgoi me kokë drejt portës, ku më së miri u gjend Kingsley Coman për ta futur topin në rrjetë.
Duke qenë se ndeshja e kthimit zhvillohet në Allianz Arena, Bayern Munichu është favorit për ta eliminuar RB Salzburgun dhe të vazhdojë në çerekfinale.
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...