Talenti i Barcelonës, Pedri, ka pranuar që katalunasve po i mungon Leo Messi dhe ka lavdëruar Napolin, para ndeshjes së nesërme në Europa Ligë
Napoli janë duke u parapërgatitur për udhëtimin e tyre në Barcelonë për ndeshjen e parë në fazën e eliminimit direkt në Europa Ligë, ndeshje që zhvillohet në Nou Camp.
“Napoli ka një mesfushë të mirë, e njoh Fabian shumë mirë. Ne shoqërohemi kur luajmë për Kombëtare”, citohet të këtë thënë mesfushori për Mundo Deportivo.
“Ne e dimë se si luajnë ata dhe ne jemi të shqetësuar nga kundërsulmet e tyre. Ne duhet ta kontrollojmë ndeshjen”.
Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, derisa Napoli përfunduan të dytët në grupin e tyre në Europa Ligë. Leo Messi u largua si lojtar pa kontratë në verë dhe Pedri e ka pranuar që katalunasëve është duke ju munguar ish ylli i tyre.
“E kam shijuar lojën më të, ai i ka dhënë kaq shumë kësaj skuadre, por ne jemi futbollistë të ndryshëm”, tha ai.
“Jam shumë i lumtur me skuadrën, por natyrisht ne na mungon ai. Është lojtari më i mirë në botë”.
Messi po ashtu duket se po i mungon Camp Nou pasi që ka shënuar vetëm dy gola në Ligue 1 këtë sezon. Ai ka luajtur pesë nga gjashtë paraqitjet në Ligën e Kampionëve me PSG, por mbrëmë ai humbi penalltinë kundër Real Madridit. Ish trajneri Fabio Capello tha se 34 vjeçari është i “mërzitur” në Paris. /GE/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç