Google ADS

Qeverisë i kërkohet urgjentisht të funksionalizojë Autoritetin Kosovar të Konkurrencës

15:46 | 16 Shkurt 2022
arbresh.info

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shprehë shqetësimin me mosfunksionalizimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).

“Ne kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht të procedoj emrat për anëtar të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Gjendja në treg është shumë e keqe dhe e rrezikshme për konsumatorët. Në treg janë rritur të gjitha çmimet, përfshirë çmimi i bukës, i të gjitha produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës”, thuhet në reagimin e tyre, shkruan arbresh.info.

Sipas tyre, funksionalizimi i AKK-së është i domosdoshëm në mënyrë që tregu të rregullohet dhe institucioni të mund të veprojë për mbrojtjen e konkurrencës, mandat ky ligjor për të cilin është i thirrur. INDEP pret që kjo kërkesë të trajtohet me prioritet nga Qeveria dhe që brenda muajit të ardhshëm të kemi një AKK funksionale dhe në krye të detyrës. Funksionalizimi i AKK-së në tregun e tanishëm që po i shkel të drejtat e konsumatorëve dhe po ç’ekuilibron konkurrencën e tillë tejkalon çdo agjendë politike.

Sipas Ligjit nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është organi kyç për mbrojtjen e konkurrencës dhe rrejdhimisht, garantimin e mbrojtjes së konsumatorëve. Me ligj, AKK-ja është institucion i pavarur që i raporton drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës, por që struktura e tij propozohet nga Qeveria e Kosovës. Kryetarit, nënkryetarit dhe tre anëtarëve të Bordit të AKK-së iu ka skaduar mandati pesëvjeçar me 9 qeshor, 2021. Që prej atëherë AKK-ja është jofunksionale, pa Komision për Mbrojtjen e Konkurrencës – pjesës kryesore për funksionim pa të cilën AKK nuk funksionon.

Qeveria qe shtatë muaj nuk ka propozuar emrat e rinjë, duke e lënë institucionin praktikisht pa asnjë mundësi për intervenim dhe mbrojtje të konkurrencës.

Meqenëse për propozimin e emrave të rinj nuk ka nevojë as për proces rekrutimi, INDEP i bënë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të përdorë fuqinë e tij politike që sa më shpejtë të funksionalizojë AKK-në./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme