Skitari Albin Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë së Kinës ta njohë Kosovën shtet të pavarur gjatë një interviste në televizionin shtetëror kinez të mërkurën, duke thënë se shpreson se mikpritja që Kina ua bëri atij dhe Kiana Kryeziut gjatë Lojërave Dimërore do të ndikojë në vendimin e saj për ta njohur Kosovën në të ardhmen.
Gjatë këtij muaji, Kosova u përfaqësua në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin nga skitarët Tahiri dhe Kryeziu, por dështoi ta fitojë medaljen e parë olimpike në pjesëmarrjen e saj të dytë në lojërat dimërore.
Kosova do ta festojë përvjetorin e 14-të të Pavarësisë të enjten, 17 shkurt, e njohur zyrtarisht nga 117 vende të botës.
Por Kina, e cila nuk e ka telashe t’i mirëpret atletët e Kosovës me simbole shtetërore në garat që i organizon vetë shpesh, nuk është në mesin e atyre që e njohin pavarësinë e saj.
Tahiri, i cili garoi në katër disiplina të ndryshme në garën me ski në Pekin, e shfrytëzoi paraqitjen përkrah Kryeziut në televizionin shtetëror kinez CGTN për t’i bërë thirrje qeverisë së këtij vendi ta njohë shtetit më të ri evropian.
“Siç e dimë të gjithë, Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe deri tani më shumë se 115 vende na kanë njohur neve. Më duhet t’ju falënderoj juve patjetër, sepse gjatë kohës sonë këtu në Kinë, ju na keni trajtuar shumë mirë, megjithëse qeveria e kineze nuk na njeh (pavarësinë e shteti), por nëse do ta kemi këtë marrëdhënie të mirë, siç na e keni dëshmuar sot, ndihem shumë pozitiv se në të ardhmen ju do të na njihni”, tha Tahiri për CGTN.
Our athletes promoted our country on the biggest Chinese television, @CGTNOfficial.
Albin Tahiri asked the ??Chinese Government to recognize Kosovo. ????????#Beijing2022WinterOlympics #TeamKosova pic.twitter.com/EkZ0eHgtqz
— NOC KOSOVO ??? (@NOCKOSOVO) February 16, 2022
Tahiri, i cili u bë atleti i parë që e përfaqëson Kosovën në lojërat dimërore para katër viteve në Korenë e Jugut, i mbylli sot garat për Kosovën në sllallom, një nga katër disiplinat ku ai garoi në Pekin në pjesëmarrjen e tij të dytë në lojëra.
Ai doli i 44-ti në lëshimin e parë dhe në të dytin bëri ngritje, por vetëm falë dështimit të shumë garuesve për ta përfunduar garën.
Vetëm 45 nga 88 garues ia dolën të mbarojnë garën në të dy lëshimet në sllallom sot.
28-vjeçari regjistroi kohë prej 2 minuta e 02.94 sekonda nga dy lëshimet e tij në sllallom, e cila ia siguroi vetëm vendin e 37-të, që është i teti nga fundi.
Kjo ishte renditja e tij më e dobët në këto lojëra, pasi Tahiri në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti dhe në sllallom të madh i 30-ti.
Ndërkohë, Kryeziu, e cila u bë gruaja e parë që e përfaqëson Kosovën në Lojëra Dimërore në moshën 17-vjeçare, garoi në sllallom të madh dhe e zuri vendin e 49-të./GE/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...