Një vajzë e vogël, që ishte zhdukur që nga viti 2019, është gjetur gjallë në një dhomë sekrete pranë shkallëve.
Paislee Shultis, tash gjashtëvjeçare, u gjet në një shtëpi në qytetin Saugerties,të hënën, raporton BBC, transmeton arbresh.info
Vajza është mirë me shëndet dhe është bashkuar me kujdestaren e saj të ligjshme dhe motrën e saj të madhe, ka thënë Policia.
Prindërit e saj jo-kujdestar janë akuzuar për ndërhyrje në kujdestari dhe se kanë kërcënuar mirëqenien e familjes.
Paislee ishte raportuar e zhdukur në New York në korrik të vitit 2019, sipas deklaratës së Policisë. Ajo ishte katërvjeçare.
Autoritetet në atë kohë besonin se vajza ishte kidnapuar nga prindërit e saj, Kimberley Cooper (33) dhe Kirk Shultis Jr. (32).
Cooper, Shultis Jr dhe Shultis Sr janë arrestuar dhe akuzuar për kidnapim. Shultis Jr dhe Shultis Sr janë liruar nga paraburgimi dhe janë në pritje të seancës gjyqësore, ndërsa Cooper është mbajtur në paraburgim. /arbresh.info/
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...