Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores.
Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Finlandës. Kryeministri dhe ambasadorja theksuan potencialin e bashkëpunimit në mes dy shteteve për zhvillimin social dhe ekonomik.
Ambasadorja Stjernvall shprehu vlerësimin e saj për bashkëpunimin me qeverinë dhe i dëshiroi kryeministrit rezultate të mira në qeverisjen e tij. Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e pareshtur që shteti i Finlandës i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj. Ai u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë. Ambasadores i uroi suksese të mëtutjeshme në angazhimet e saj të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është e mirëseardhur në Kosovë, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...