Fejzullahu: Tarifat e reja për energjinë elektrike llogariten nga 9 shkurti

11:52 | 16 Shkurt 2022
V. S.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar se tarifat e reja për energjinë elektrike llogariten nga data 9 shkurt, ashtu siç ishte marrë vendim më herët.

Në një konferencë për media, Fejzullahu ka thënë se është detyrë e KESCO-s ta implementojë këtë vendim të Bordit të ZRRE-së.

“Ne e kemi thënë në mbledhje, por edhe në takimet që kemi pasur me ta që vendimi hyn në fuqi më 9 shkurt. Është detyrë e KESCO-s ta implementojë këtë vendim të Bordit të ZRRE-së”, ka thënë Fejzullahu .

Kujtojmë se konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kWh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent.

E për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë tarifa e lartë ka çmim prej 12 centë dhe ajo e ulëta prej 6 centësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme