Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht tek Liqeni i Badovcit.
Një kombi ka dalë nga rruga, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti konfirmoi se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”-tha zëdhënësja.
Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet-aksidenti./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...