Guatemala goditet nga një tërmet i fuqishëm

09:52 | 16 Shkurt 2022
A. B.

Guatemala mëngjesin e sotëm është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë.

Tërmeti goditi mëngjesin e së mërkurës 40 km në jugperëndim të Mazatenango, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), shkruan bbc transmeton arbresh.info

Ai ishte në një thellësi prej 96 km (60 milje), tha EMSC.

Në rrjete sociale po qarkullojnë pamje të një makine që u shtyp nga rrënojat e një ndërtese të shembur.

Pamjet janë marrë në qytetin Totonicapán të Guatemalës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme