Telashet Rusi-Ukrainë, dhe situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

09:08 | 16 Shkurt 2022
arbresh.info

Konflikti mes Rusisë e Ukrainës, do të mund të ndikoj edhe në gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Të paktën rrezik për këtë po e shohin personat që merren më çështje të sigurisë në vend.

Është Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë ai që për arbresh.info, ka treguar se si mund të ndikoj konflikti në Ukrainë edhe në rajonin tonë.

“Po mundet më pas destabilizim të Ballkanit, jo vetëm në Kosovë. Teshë kemi situatën në Mal të Zi, kemi reagimin e kishës Ortodokse serbe dhe mund të nxisë rreziqe siç është ndërhyrja e Rusisë. Por, edhe Republika Srpska që po e bënë situatën të tensionuar në Bosnje Hercegovinë. E fundit është pjesa e veriut të Kosovës, që sidomos me çështjen e  serbëve që po kërkojnë formimin e  Asociacionit me kompetenca ekzekutive”, ka deklaruar Ibishi.

Sipas tij, mungesa e iniciativës e Qeverisë sonë, bënë që Rusia të jetë shumë prezente këtu pa marr parasysh problemet e tyre më Ukrainën.

“Pra, kjo mund të ndikoj në një situatë të tensionume në veri. Ne kemi parë që ka pas ngritje të barrikadave më parë dhe të reciprocitetit e ku prezent në raste kanë qenë spiunët rusë, në dy rastet. Unë e shohë këtë rrezik të pranishëm”, ka thënë Ibishi.

Se vendi ynë duhet të jetë sy hapur në këtë periudhë e thotë edhe analisti tjetër, Drizan Shala.

Sipas Shalës, Kosova duhet të jetë e përgatitur në rast se situata mes fuqive më të mëdha do të përkeqësohet.

“Pra, ne duhet të jemi të vetëdijshëm që në rast të përkeqësimit të situatave në rajon dhe ndryshimeve gjeostrategjike, fuqitë e mëdha SHBA, Kina, Rusia, Franca, Gjermania, Britania mund të reflektojnë në gjendjen e sigurisë në rajon, e cila mund të përkeqësohet për faktin që edhe vetë anëtarët e NATO-s kanë drojën e dërgimit të ushtrive të tyre në një konfrontim të drejtpërdrejt më ushtrinë e Rusisë dhe me shumë janë duke përdorur taktikën preventive, se sa veprimin e reagimit faktik në terren”, ka thënë Shala.

Shala ka marr shkas edhe zhvillimet në Malë të Zi, Bosnjë e Hercegovinë.

Ai shton se sektori i sigurisë në Kosovë duhet të jenë vigjilent dhe të kenë një plan konkret.

“Nga kjo situatë mund të themi që sektori i sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë të jetë vigjilent dhe të ketë plane konkrete të veprimit preventive, ndërsa në nivelin politik diplomacia ushtarake të fillon funksionin, e saj e jo siç ishte deri më tani duke mos u aktivizuar fare. Sepse, siç dihet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë është duke zhvilluar takime me çdo shtet potencial të mundshëm në lidhje me agjendën e tyre të një “Bote serbe”, duke arsyetuar veprimet e mundshme në nivel operative dhe taktik në terren duke shfrytëzuar situatën në Bosnjë dhe Mal të Zi, si dhe ajo në Kosovë dhe procesit të saj të përmbylljes të statusit final ndërkombëtar”, ka përfunduar Shala për arbresh.info.

Njohësit e çështjeve të sigurisë, druajnë se në këtë përiudhë kur Rusia ka rikthyer në politikën e saj të jashtme luftën e saj për territore, duke arsyetuar që çdo shtet në të cilin jetojnë qytetarët rusë, ata e kanë të drejtën që të marrin nën “pushtim” dhe kjo është ajo politika që është duke proklamuar qeveria e Beogradit përmes dy ministrave të linjës së sigurisë dhe mbrojtjes.

Kujtojmë se Kosova e Serbia tash e sa vite pas luftës,  janë në përpjekje përmes bisedimeve që të gjejnë një zgjidhje përfundimtare, konkretisht që do të dërgonte në njohjen reciproke ndërmjet dyja vendeve. /V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme