Google ADS

Të dashuruar kokë e këmbë, për Dafinen dhe Dj Geek çdo ditë është një Shën Valentin

08:27 | 16 Shkurt 2022
A. B.

Krahas një karrierë të suksesshme, Dafina Zeqiri po e shijon gjithashtu një dashuri të madhe me DJ Geek.

Dyshja që prej kohësh janë edhe bashkëpunëtor në profesion janë të pandashëm nga njëri-tjetri, ndërsa nuk mungojnë as postimet e shumta dhe dedikimet në rrjetet sociale, shkruan arbresh.info

E Duffye me rastin e festës së Shën Valentinit, vendosi që një ditë më pas të publikojë disa imazhe me Dj Geek.

E veshur me një fustan të bardhë me dekolte të hapur, pozoi krah të dashurit i cili u duk mjaft elegant i veshur në të zeza.

“Qëndroni pak për Shën Valentin, çdo ditë është një Shën Valentin”, ka shkruar Dafina.

Përndryshe me 14 shkurt artistja publikoi “Mos e lëndo” që është pjesë e albumit të saj të fundit “Dafinë Moj”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme