Për herë të parë, Naomi Campbell fotografohet me të bijën

01:46 | 16 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Naomi Campbell ka pozuar për herë të parë me vajzën e saj që pas ardhjes në jetë vitin e shkuar. Supermodelja realizoi një set fotografik për “British Vogue” ku tregoi me krenari vogëlushen.

Shumë detaje të lindjes së vajzës vazhdojnë të jenë të paqarta, përfshirë emrin e saj. Diva e modës është shprehur për revistën se “Ajo nuk është e adoptuar, është fëmija im”. Naomi e ka mbajtur larg vëmendjes publike dhe thotë se “mund të numërojë me gishtat e njërës dorë personat që ishin në dijeni për të”.

“Por është bekimi më i madh që mund të kisha imagjinuar. Është gjëja më e mirë që mund të kisha bërë”, ka vijuar ylli i pasarelave. Ajo ka përshkruar temperamentin e së bijës duke e cilësuar si një fëmijë të qetë.


“Jam me fat që e vogla ime pëlqen të udhëtojë si unë, nuk qan në nisje apo përfundim të fluturimit. Është një vajzë e mirë, fle shumë mirë, qan rrallë dhe është shumë e zgjuar për moshën e saj. Sapo ka nisur të përshëndesë, që është e këndshme. Qesh shumë. Thuajse flet. Mendoj se do ecë përpara se të zvarritet. Dhe tashmë ka 6 dhëmbë”, ka përmbyllur pantera e zezë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme