Kreu i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, ka deklaruat se zyrtarët shëndetësorë janë duke u përqendruar në Europën Lindore, pas numrit në rritje të të infektuarve me Coivid.
Disa vende, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, kanë parë dyfishim të rasteve me Covid gjatë dy javëve të fundit, transmeton portal arbresh.info
Dr. Hans Kluge tha se rajoni me 53 vende, i cili shtrihet në ish-republikat sovjetike në Azinë qendrore, tani ka numëruar më shumë se 165 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 1.8 milionë vdekje të lidhura me pandeminë.
Infektimet kanë ardhur për shkak të variantit Omicron, i konsiderohet si variant shumë ngjitës.
Megjithatë, Omicron është më i butë se variantet e mëparshme dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në shumicën e vendeve të botës nuk kanë përjetuar një fluks për shtrimet në spital.
Kluge u përpoq të vinte një theks në përmirësimin e normave të vaksinimit, të cilat kanë mbetur prapa në Europën Lindore në krahasim me pjesën tjetër të rajonit.
Ai tha se më pak se 40% e njerëzve mbi 60 vjeç në Bosnje, Bullgari, Kirgistan, Ukrainë dhe Uzbekistan kanë përfunduar një seri të plotë vaksinash kundër COVID-19.
Shefi i OBSH-së për Europën ka vënë në dukje nivelet e larta të imunitetit përmes vaksinës ose rikuperimit nga infeksioni./arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...