Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas deklaratës së Rusisë për kthimin e disa njësive të saj, tha se nuk kanë parë shenjë për pakësimin e forcave në kufirin e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i NATO-s dha deklaratë për media para takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s i cili do të fillojë nesër dhe do të zgjasë 2 ditë.
Stoltenberg rikujtoi se ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se disa njësi ushtarake kanë filluar të kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të misioneve në kuadër të stërvitjeve.
“Deri më tani në terren nuk kemi shikuar ndonjë tërheqje. Nuk kemi shikuar ndonjë shenjë për pakësimin e personelit ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës”, u shpreh Stoltenberg, duke shtuar: “Por do të vazhdojmë të ndjekim nga afër dhe të monitorojmë veprimet e Rusisë dhe shenjat lidhur me dëshirën e saj për të vazhduar përpjekjet diplomatike që vijnë nga Moska dhe që sigurojnë optimizëm të kujdesshëm”.
Ai gjithashtu tha se që nga pranvera e kaluar e deri më tani “në terren kemi shikuar forca në lëvizje dhe kjo lëvizje nuk përfaqëson një pakësim të vërtetë tensioni” duke shtuar se nëse Rusia tërheq njësitë, ajo ka lënë pas pajisjet e saj dhe se këto mund të përforcohen shumë shpejt.
Ndër të tjera Stoltenberg deklaroi se “ajo që duhet të shikojmë është një tërheqje serioze e trupave dhe gjatë kësaj të mos lërë pas asnjë pajisje të rëndë”.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?