Gjermania ka kaluar kulmin e valës omicron të koronavirusit, tha të martën Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach.
“Kulmi i valës Omicron ka kaluar, pothuajne në ditën që parashikova një muaj më parë”, tha Lauterbach për “Bild”, duke shtuar se autoritetet do të rishqyrtojnë me kujdes hapat për relaksimin e masave, transmeton portal arbresh.info
Mesatarja e infeksioneve të koronavirusit ka rënë në 180 mijë.
Gjermania regjistroi një rekord prej 248.838 rastesh më 4 shkurt, gati dy javë pasi autoritetet shëndetësore konfirmuan se varianti Omicron u bë lloji dominues në vend.
Varianti shumë infektiv nxiti një rritje të paprecedentë të infeksioneve të reja, por shumica e rasteve të Omicron kanë qenë të lehta, duke mos kërkuar shtrimin në spital.
Gjermania është ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit në Europën Perëndimore.
Gjermania me 83 milionë banorë ka raportuar më shumë se 12.5 milionë infeksione dhe gati 120,250 vdekje që nga fillimi i pandemisë./arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...