Biden thërret konferencë për media, flet për situatën Ukrainë-Rusi

20:09 | 15 Shkurt 2022
KRG

Sekretarja për media nga Shtëpia e Bardhë, Jen Psaki, ka treguar se presidenti i ShBA-së, Joe Bidem do dalë në konferencë për media për të përditësuar çështjen e ngjarës që lidhet me Ukrainës dhe Rusisë.

“Ai do të flasë për situatën në terren, hapat që kemi ndërmarrë, veprimet që jemi të përgatitur të ndërmarrim, çfarë është në rrezik për SHBA-në dhe botën dhe se si kjo mund të ndikojë tek ne në shtëpi”- ka shkruajur Psaki në Twitter.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë për media ku tregon se përse është thirrur kjo konferencë.

“Ai do të përsërisë se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura ndaj diplomacisë së nivelit të lartë në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, duke u mbështetur në platformat e shumta diplomatike që ne dhe aleatët dhe partnerët tanë i kemi ofruar Rusisë muajt e fundit. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë se diplomacia dhe de-përshkallëzimi janë rruga më e mirë përpara, por është e përgatitur për çdo skenar”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa sot, mediat e huaja botërore kanë raportuar se presidenti i Rusisë Putini ka dhënë urdhër për t’i larguar trupat ushtarak nga kufiri. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme