Faqja zyrtare e ministrisë së mbrojtës së Ukrainës dhe disa banka të këtij shteti, kanë raportuar se sot gjatë ditës kanë pësuar sulme kibernetike dhe se e kishin të pamundur të vazhdojnë punën e tyre.
Mediat e huaja kanë raportuar se së paku dy banka kanë njoftuar për sulmin kibernetik.
Përdoruesit ndërkohë kanë raportuar se nuk po kanë qasje në llogaritë e tyre online, e një pjesë tjetër thonë se po mund t’i hapin por jo edhe të bëjnë transaksione.
Sulmi kibernetik është konfirmuar se është kryer edhe mbi ministrinë e Mbrojtjes – që bënë të ditur se sulmet DDoS ua pamundësuan funksionimin e ueb-faqeve.
Aktivitete të ngjashme hakerët kryen edhe në fillim të janarit, kur objektiv ishin ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës dhe si ueb-faqe të mediave në këtë vend.
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë