Senatorët amerikanë nuk i besojnë Rusisë për tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën

19:02 | 15 Shkurt 2022
KRG

Senatorët në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura mbeten skeptikë ndaj raporteve se Rusia ka filluar të kthente disa trupa në baza pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake afër kurifit me Ukrainën.

“Unë mendoj se është e mrekullueshme, por përsëri nuk mund t’i besosh Putinit,” u tha gazetarëve senatori Tommy Tuberville, një republikan nga Alabama, jashtë një seance dëgjimore të Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit në mëngjes.

“Gjithçka që kemi mësuar deri më tani është se ky do të jetë vendimi i zotit Putin. Ju nuk e dini nëse ai po na lejon të shohim një tërheqje të vogël, ndërsa në të njëjtën kohë bën plane të tjera apo nëse po përpiqet të dërgojë një mesazh se është i interesuar të negociojë,” shtoi senatori Mike Rounds, i cili gjithashtu është pjesë e komitetit.

“Ne thjesht nuk e dimë. Ajo që ne dimë është se ai ka grumbulluar një ushtri të madhe, se ai e ka bërë shumë të qartë se ai dëshiron lëshime ose ka ndërmend të pushtojë.”

Republikani i Dakotës së Jugut vazhdoi: “Ajo që ne dimë është se duhet të jemi në gjendje të përgjigjemi në çdo mënyrë.”

Senatori Richard Blumenthal, megjithatë, e mori atë si një shenjë pozitive dhe tha se sinjalizonte se “parandalimi duket se po funksionon”.

“Vladimir Putin po merr mesazhin,” tha ai.

Por demokrati i Connecticut argumentoi se “nuk ka asnjë arsye për të hequr dorë në këtë pikë në një strategji që duket se ka rezultate”.

Ndryshe, në media sot u raportua se Rusia ka nisur tërheqjen e trupave nga afër kufirit me Ukrainën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme