Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një konference të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, assesi nuk e ka lënë pa e përmend bombardimin e Serbisë gjatë vitit 1999 nga NATO-ja.
Putin përmes propagandës së tij tentoi të bëjë tërheq një paralele mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ku po kryhej gjenocid mbi popullatën civile, me krizën në Ukrainë.
Ai madje theksoi se ishte NATO-ja që filloi një luftë në Evropë – duke iu referuar si një operacion të madh ushtarak ku u hodhën bomba në një prej qyteteve të Evropës – pra Beogradit.
Në anën tjetër kancelari gjerman tha para gazetarëve se në Jugosllavi ishte prezent një rrezik – e ai ishte rreziku për gjenocid që sipas tij patjetër duhej të parandalohej.
“Në Jugosllavi kishim një rrezik – e ai ishte rreziku i gjenocidit dhe kjo duhej të parandalohej. Jam i lumtur që kemi zhvillime paqësore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku secili ka perspektivën e vetë në drejtim të Bashkimit Evropian. Është një shenjë e mirë”, shtoi Scholz.
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...
Superliga vazhdon sot me dy superduele