Në Freising të Gjermanisë është hedhur shorti për Kampionatet Evropiane për kategori të reja, si dhe Shtetet e Vogla, njofton FBK.
Në këtë short kanë qenë pjesëmarrëse edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, njëkohësisht si anëtare e Komisionit e të Rinjve në FIBA, si dhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3×3 në FBK, përcjell arbresh.info.
Dushku e hodhi shortin për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla te meshkujt, për Divizionin C për U18 te meshkujt, si dhe U16 për meshkujt, që do të zhvillohet në Kosovë.
Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në konkurrencën e femrave, vashat Dardane do të garojnë në Grupin A, së bashku me Qipron, Andorrën, Norvegjinë dhe Maltën. Kampionati mbahet nga 28 Qershori deri më 3 Korrik në Qipro.
Vashat e Kosovës U20 garojnë në Divizionin B dhe kanë një short shumë të vështirë. Në Grupin C do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore. Kampionati zhvillohet në Shkup nga 9 deri më 17 Korrik në Shkup.
Në Evropianin e Divizionit C që do të mbahet në Kosovë do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe. Kosova U16 e meshkujve do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 Korrik.
Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.
Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...