Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, flasin nga policia

15:58 | 15 Shkurt 2022
A. B.

Edhe ditën e sotme ka pasur alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rreth orës 15:00, policia ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Kjo është hera e katërt që përmes një telefonate anonime është duke u bërë një lajmërim i tillë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme