Federata e Futbollit e Kosovës siguron se nuk ka aplikuar askund për asnjëlloj të kredisë siç u raportua së fundmi.
Shtëpia e futbollit kosovar thotë se në aspektin financiar qëndron mirë dhe se nuk ka nevojë për të marrë kredi në FIFA, prandaj edhe insiston se ky është vetëm një keqinterpretim, asgjë më shumë.
“Si sqarim, FIFA nuk është institucion bankar për të lëshuar kredi me kamatë, por sipas “FIFA COVID-19 Relief Plan” të miratuar në vitin 2020, FIFA për të ndihmuar federatat dhe konfederatat anëtare të saj, lëshon në shfrytëzim (jep hua pa kamatë) mjete financiare nga 500.000 deri në 5 milionë dollarë (planin mund ta gjeni në webfaqen e FIFA-s). Për të shfrytëzuar këtë shumë parash, çdo federatë duhet të aplikojë në FIFA për aq sa i takon, e që është jo më shumë se 35% e të ardhurave vjetore të shoqatave anëtare. Më pas mjetet kthehen për një periudhë kohore afatgjate nga të ardhurat mujore që gjeneron federata”, njofton FFK-ja në sqarimin e saj për opinionin. /arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...