Pas qëndrimit të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut, një grup civil afgan po largohen për Kanada, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Nga atje thonë se 35 persona nga Afganistani janë punonjës, bashkëpunëtorë dhe anëtarë të familjeve të tyre, të organizatës ndërkombëtare “Partneritet i hapur qeveritar”.
“Shërbimet e Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryqit të Kuq, si edhe më parë, vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të plotë për qytetarët afganë me vendbanim në Shkup. Mbështetja nga të gjitha institucionet vazhdon të bëhet me dinamikën e vendosur deri në kompletimin e dokumentacionit për qëndrim të përhershëm në shtetin e huaj, që do të jetë destinacioni i tyre përfundimtar”, njoftojnë nga Qeveria.
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi