Pas një heshtje në rrjetet sociale, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka reaguar.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Beatrix ka publikuar disa biseda të opinionistes së BB VIP, Balina Bodinaku, për të cilën tha se nuk mund të ia ulë vlerat.
Ajo ka publikuar disa biseda të Balinës në të cilat ajo pretendonte që këngëtarja është në pushime me të dashurin e saj.
Kjo ka bërë që Beatrix të ‘shpërthej’, madje ajo paralajmëroi opinionistën se nëse vazhdohen shpifjet ndaj saj ajo do të ndjek rrugët ligjore.
“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua ke e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instinktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale. Me sa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë e fundi që ti shpif për mua ose ndryshe do të ndjekë rrugë ligjore”, ka shkruar Beatrix në njërin nga postimet.
Kujtojmë që ditën e djeshme (14 shkurt) u raportua që Beatrix është në pushime në Dubai, madje këtë e vërtetonte edhe një imazh i kushërirës së saj, Anxhelinës në foton e të cilës dallohej tatuazhi që ish-banorja e shtëpisë së famshme ka në krah.
Ndërkohë, mbrëmë vet Beatrix ka postuar dhurata që pranoi nga vëllai i Donaldit, Romeo dhe fansat e tyre.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...