Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 209-të me radhë, në përputhje me masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.
Në fillim të këtij takimi, anëtarët e KPK-së kanë miratuar Planin strategjik dhe Planin e veprimit të sistemit prokurorial 2022-2024 dhe Planin e Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022.
Ndërsa takimi ka vazhduar me miratimin e Rregullores për Zgjedhjen dhe Përfundimin e Mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë, shkruan arbresh.info.
Më tej, pas diskutimeve, anëtarët e KPK-së kanë konfirmuar listën prej gjashtë kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në këtë takim është miratuar edhe Planit i personelit për vitin 2022.
Takimi vazhdoi me miratimin e Raportit të Komisionit për Transferim dhe Avancim të Prokurorëve, me ç’rast prokurorja Suada Hamza është avancuar nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Po ashtu, KPK-ja mori vendim për propozimin për lirim nga detyra të katër prokurorëve, që pritet të arrijnë moshën e pensionimit.
Në fund të këtij takimi janë mbajtur seanca dëgjimore për rastet disiplinore ndaj dy prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prizren, kurse vendimet përkatëse do të bëhen publike siç parashihet me ligj./arbresh.info/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...