Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi para dy ditësh lansoi një këngë të re.
“Komandant” është titulli i njërës nga dy këngët e paralajmëruara të Leonora Jakupit, të cilat janë realizuar në nder të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së UÇK-së, shkruan arbresh.info
Kjo këngë i është kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Kënga e saj nuk u prit mirë nga mediat serbe të cilat në artikujt e tyre e cilësuan si skandal.
Ndërkohë, titulli i një gazete serbe ishte:
“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”.
Kujtojmë se, Avni Qahili e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin e këngës “Komandant”, ndërsa Ebrar Mazhar e ka bërë orkestrimin, miksimin dhe masterizimin. Për anën vizuale është kujdesur MaxProduction. /arbresh.info/
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër