Pas tërheqjes së një pjesë së trupave rusë, pas Perëndimit i cili kërkoi prova nga Moska ka reaguar edhe Ukraina.
Sipas ministrit të jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.
“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas lajmit se disa trupa ruse po ktheheshin në bazë. “Kur të shohim tërheqjen e trupave, atëherë ne do të besojmë se situata është qetësuar.”
Ministri shtoi gjithashtu se se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj do të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës./abcnews.al/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut