Google ADS

Kalon me ‘sukses’ Vettingun, KPA konfirmon në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit

10:34 | 15 Shkurt 2022
V. S.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella ka kaluar me sukses vettingun. Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka konfirmuar këtë martë në detyrë. Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit ka rezultuar e pastër në të trija shtyllat e Vettingut, në pasuri, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

KPA ka lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë nga KPK, pavarësisht ankimimit të bërë nga Komisioneri Publik./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme