Google ADS

Dorëzohen 675 shtretër spitalorë në QKUK

14:39 | 15 Shkurt 2022
S D

Sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë dorëzuar 675 shtretër spitalorë nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Kapaciteteve Kundër Sëmundjeve Infektive, përfshirë edhe COVID-19.

Gjatë ceremonisë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka falënderuar Japoninë për këtë donacion.

“Përmirësimi i kujdesit shëndetësor është prioritet i Qeverisë. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë është falënderuese për këtë përkrahje, edhe vetë qytetarët të cilët gjithmonë kanë gjetur mbështetje për kërkesa konkrete tek Qeveria dhe populli japonez. Kontribut si ky, do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve”, tha Latifi.

Ndërkohë, ambasadori Yamanaka Keisuke i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, tha se dhurimi i këtyre shtretërve është shenjë shoqërie dhe e dashurisë për popullin e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme