Nëse po pyesni se çfarë i dallon njerëzit e zgjuar, nëse ata kanë lindur të tillë apo i kanë përmirësuar aftësitë e tyre me ushtrime të vazhdueshme, është e rëndësishme të dini – nuk ka asnjë përgjigje të vetme.
Me “të zgjuar” nënkuptojmë zakonisht aftësitë akademike dhe aftësitë e arsyetimit, por jo vetëm kaq, transmeton portal arbresh.info
Aftësia për të vërejtur detaje dhe për t’u marrë me situata të ndryshme në mënyrë krijuese nuk është aftësi me të cilën lindin njerëzit.
Ja disa dallime që bëjnë diferencën:
Ata nuk flasin sa të zgjuar janë
Njerëzit e zgjuar nuk mburren me veten sepse nuk kanë nevojë për të. Nëse jeni i zgjuar ose bëni gjëra të zgjuara, njerëzit e vërejnë pa e vënë në dukje, kështu që nuk keni pse të flisni për cilësitë tuaja. Përveç kësaj, njerëzit e zgjuar nuk kujdesen për mënyrën se si i perceptojnë të tjerët, por janë të zënë me thithjen e gjërave që po ndodhin rreth tyre dhe duke zhvilluar mendjen e tyre.
Ata janë të vetmuar
Shumë mund të thonë se të vetmuarit janë humbës, por në fakt është e kundërta. Kur jeni vazhdimisht të rrethuar me njerëz, nuk do të kini kohë që të kuptoni se çfarë po ndodh rreth jush, dhe kjo është e rëndësishme për të zgjeruar perspektivën tuaj. Kur jeni vetëm, do të mund të mendoni dhe të kuptoni më shumë për gjërat që ndodhin rreth jush. Për këtë aryse, njerëzit që jetojnë vetëm janë më të zgjuar.
Ata i pranojnë dështimet
Dështimet janë pjesë e jetës dhe pranimi i dështimeve është një aftësi që duhet ta kemi dhe ta pranojmë. Ndonjëherë dështojmë, ndonjëherë fitojmë, njerëzit e zgjuar e kuptojnë mirë se e gjitha është pjesë e jetës. Edhe pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, ata nuk dorëzohen. Ata e pranojnë gabimin, mësojnë prej tyre dhe provojnë përsëri, transmeton portal arbresh.info
Ata mësojnë nga përvojat e tyre
Njeriu nuk mund të marrë njohuri të plota mbi jetën vetëm duke lexuar libra, sepse është pikërisht përvoja jetësore që na bën më të zgjuar. Ne mund të mësojmë shumë nga situatat e përditshme dhe kjo na ndihmon që të jemi më të mirë në të ardhmen. Njerëzit e zgjuar janë gjithmonë në kërkim të njohurive të reja dhe gjithmonë gjejnë inspirim në gjërat e zakonshme që të tjerët i neglizhojnë.
Ata ëndërrojnë
Një zakon tjetër i zakonshëm i njerëzve të zgjuar është që herë pas here të lënë mendimet e tyre të enden. Hulumtimet sugjerojnë se ëndërrimi me sy të hapur mund të inkurajojë aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe kreativitetin. Të ëndërrosh është si të mendosh në mënyrë të pandërgjegjshme për problemet pa u fokusuar drejtpërdrejt në gjë./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...