Google ADS

Italia josh UNESCO-n me ritin ‘magjik’ të kafesë ekspres

08:57 | 15 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Një filxhan kafeje e errët është më shumë se veq një pije e shpejtë e kafesë në mëngjes.

Ekspresi italian është një ritual i çmuar social dhe kulturor që vendi e konsideron një trashëgimi kombëtare të denjë për statusin e UNESCO-s, transmeton portal arbresh.info

Në Itali pihen rreth 30 milionë ekspres në ditë, në gota prej porcelani ose gota të vogla, me ose pa qumësht dhe që të gjithë e shohin këtë si një gjest që ofron miqësi.

“Espresso është një justifikim për t’i thënë një miku që ju intereson,” thotë Massimiliano Rosati, pronar i kafenesë Gambrinus në Napoli.

Për të qenë i vërtetë, ekspresi duhet të ketë një shije “prej kadifeje”, të jetë e errët dhe të karakterizohet nga reflekse të zbehta, sipas Institutit Italian të Espressos.

Duhet të ketë një aromë të qëndrueshme, e cila ka “nota lulesh, frutash, buke të thekur dhe çokollatë”, thotë instituti, i krijuar në 1998 për të ruajtur ekspresin.

Oferta për statusin e trashëgimisë i është dërguar nga ministria e bujqësisë komisionit kombëtar të UNESCO-s të Italisë, i cili duhet ta dorëzojë atë në selinë e organizmit të OKB-së në Paris deri më 31 mars.

Italia tashmë krenohetr me një sërë traditash dhe zakonesh, nga gjuetia e tartufit te arti i prodhuesit napolitan të picave, dieta mesdhetare dhe mjeshtëria tradicionale e violinës në Kremones, vendlindja e Antonio Stradivarit.

Pirja e një ekspresi “është një rit, është paksa e shenjtë”, tha mësuesja në pension Annamaria Conte, 70 vjeç, teksa po hynte në Gambrinus nga sheshi i gjerë Piazza del Plebiscito pranë bregdetit në Napoli, shkruan AFP.

Ishte Angelo Moriondo nga Torino që në 1884 që bëri makinën e parë me avull për ekspress, por ishte Desiderio Pavoni në Milano që kishte fondet për të zhvilluar dhe prodhuar në masë makineritë e mëdha industriale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme