Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian tha se janë formuar të gjithë elementët që Rusia të sulmojë Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për kanalin “France 5”, Le Drian tha se tensionet në krizën Ukrainë-Rusi janë rritur dhe se këto tensione duhet të ulen në mënyrë urgjente.
Ai vuri në dukje se presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të pengojë Ukrainën që të ketë sovranitet dhe integritet territorial dhe se janë formuar të gjithë elementët që Rusia të sulmojë Ukrainën.
Më tej Le Drian theksoi se ndaj Moskës do të zbatohen sanksione nëse sovraniteti ose integritet territorial i Ukrainës vihet në pikëpyetje me sulmin e Rusisë.
“Do ta mbështesim financiarisht Ukrainën por që nuk mendojmë të dërgojmë ushtarë. Do të marrim ‘masa parandaluese’ që Putin të kuptojë ‘rreziqet’ që ka ndërmarrë”, tha ministri francez.
Mbahet sot seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Moti sot i vranët me riga shiu e shkarkime rrufesh
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim