Google ADS

SHBA i jep 1 miliard dollarë kredi Ukrainës

01:18 | 15 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një ofertë prej 1 miliard dollarësh garanci kredie për Ukrainën për ta ndihmuar atë të përballojë pasojat e shkaktuara nga kërcënimet e vazhdueshme nga Rusia, tha Shtëpia e Bardhë.

Në një konferencë për shtyp, zv.Sekretarja kryesore e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve se garancia e kredisë është “diçka që ne po e konsiderojmë si pjesë e mbështetjes shtesë makroekonomike që po eksplorojmë për të ndihmuar ekonominë e Ukrainës në këtë presion që rezulton nga Rusia”, transmeton portal arbresh.info

Vendimi për kredinë vjen pasi Rusia ka dërguar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, duke e rrethuar vendin në të tre drejtime.

Me një nga ekonomitë më të varfëra në Europë, Ukraina është duke vuajtur financiarisht nga tensionet e rritura mbi mundësinë e një pushtimi nga Rusia.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës 650 milionë dollarë ndihmë ushtarake gjatë vitit të kaluar, përveç ndihmës ekonomike dhe humanitare./guardian/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme