Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufizimet e mëdha për shkak të pandemisë Corona.
“Deri në fillim të pranverës më 20 mars 2022, mund të hiqen gradualisht kufizimet e mëdha në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike”, thuhet në një draft për konsultimet mes kancelarit Olaf Scholz dhe kryeministrave të landeve, të cilat do të mbahen të mërkurën.
Sipas informacioneve nga agjencitë e lajmeve, drafti i Kancelarisë deri tani është koordinuar vetëm me përfaqësues të disa landeve. Drafti mund të ndryshojë deri të mërkurën, tha ai.
Në hapin e parë, duhet të lejohet futja në dyqane “në mbarë vendin për të gjithë njerëzit pa kontrolle”, e do të ketë ndryshime edhe për takimet e personave të vaksinuar dhe të shëruar. Aktualisht mund të takohen vetëm dhjetë persona të shëruar apo vaksinuar. Në hapin e parë propozohet të takohen deri në 20 persona, por numri përfundimtar ende nuk është caktuar. Nga data 4 mars do të ketë lehtësime në restorante, diskoteka dhe klube si dhe për evente të mëdha. Ndërsa nga 20 marsi, “të gjitha masat e rëndësishme mbrojtëse nuk do të zbatohen më”, e pritet të pezullohet edhe obligimi i Homeoffice.
Sidoqoftë, qeveria federale dhe ato të landeve duan të mbajnë masat elementare mbrojtëse, siç është mbajtja e maskave. Bundestagu duhet të krijojë bazën ligjore që landet të mund të marrin masat e duhura. Maskat do të vazhdojnë të mbahen, veçanërisht në ambiente të mbyllura, në autobusë dhe trena.
Drafti merr parasysh edhe deklaratën e fundit të Këshillit të Ekspertëve të Qeverisë Federale, sipas së cilës rritja e infeksioneve të reja “do të marrë fund në javët e ardhshme”. Ndaj ka ardhur koha për të planifikuar një strategji afatgjatë për hapjen graduale. Hapat tjerë varen nga niveli i vaksinimit dhe gjendja në sistemin shëndetësor.
Në draft trajtohet edhe kërkesa e diskutueshme për vaksinimin me detyrim të stafit në institucionet shëndetësore dhe kujdesin për të moshuarit, e cila duhet të futet në fuqi nga 16 marsi. Në draft thuhet se Zyrat shëndetësore duhet të kujdesen për zbatimin e masave. Ndalimi i punës për punonjësit që nuk paraqesin dëshmi vaksinimi, është hapi i fundit. Ndaj ndalimet e hyrjes në vende pune nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe automatikisht, thuhet në draft. E priten ndryshime edhe tek vendosja e masave për statusin e vaksinimit dhe të të shëruarve, sepse kohët e fundit ka pasur kritika të shumta për shkak të shkurtimit të statusit të të shëruarve nga gjashtë në tre muaj./DW/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...