Një thatësirë e madhe që ka përfshirë Amerikën e Veriut, po konsiderohet si më e keqja në 1200 vitet e fundit.
Sipas një studimi, ndryshimi klimatik ka ndikuar që gjendja të përkeqësohet, transmeton portal arbresh.info
Në Shtetet e Bashkuara perëndimore dhe Meksikën veriore që nga viti 2000 është regjistruar një thatësirë e jashtëzakonshme që po vazhdon të zgjasë.
“Pas një thatësire jashtëzakonisht të rëndë në vitin 2021, e cila rreth 19 për qind mund t’i atribuohet ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, periudha nga 2000 deri në 2021 konsiderohet si periudha më e thatë në të paktën 800 vjet”, shkruajnë shkencëtarët në studimin e botuar në revistën Nature Climate Change.
Për shkak të temperaturave shumë të larta dhe reshjeve të ulëta nga vera e vitit 2020 deri në verën e vitit 2021, kjo mega-thapësirë është më e keqe se në fund të viteve 1500 dhe ishte më e keqja në 1200 vjet që shkencëtarët kanë hetuar, sipas një deklarate nga Universiteti UCLA në Los Anxhelos.
Sipas shkencëtarëve, edhe nëse bie shi, pasojat e kësaj thatësire mund të zgjasin.
Sipas studimit, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, i kanë bërë goditjet e nxehtësisë më të shpeshta dhe reshjet e shiut më të rralla, duke rritur kështu mungesën e lagëshirës në tokë.
Një thatësirë e tillë kronike në SHBA-në perëndimore e shtyu qeverinë federale në gusht 2021 të prezantojë për herë të parë në histori kursimet e ujit nga Liqeni Mead, rezervuari më i madh i vendit i ndërtuar në lumin Kolorado./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...