Google ADS

Gruaja e Prince Charles pozitive me Covid-19

23:33 | 14 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Dukesha e Cornëall do të qëndrojë e izoluar pasi ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Burri i saj, Princi i Uellsit, rezultoi pozitiv për virusin të enjten, por Camilla, 74 vjeç, kreu tre angazhime publike në atë ditë pasi testimi e nxorri atë negative, shkruan BBC, tranmseton portal arbresh.info

Princi Charles u takua me Mbretëreshën dy ditë para se të rezultojë pozitiv.
Javën e kaluar Pallati Buckingham tha që Mbretëresha nuk kishte simptoma Covid dhe të hënën tha se nuk kishte asgjë për të shtuar.

Është hera e parë që Dukesha është infektuar me koronavirus, ndërsa Princi Charles është infektuar për herë të dytë.

Buckingham Palace nuk ka konfirmuar nëse mbretëresha është testuar, duke përmendur privatësinë mjekësore, dhe ka thënë vetëm se ajo nuk ka shfaqur simptoma./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme