Një avion i Forcave Ajrore Gjermane me ndihma ushtarake ka mbërritur sot në aeroportin Kaunas në Lituani. Ky vendim vjen pas rritjes së frikës për një sulm të mundshëm rus në Ukrainë.
Një avion A400M që mbante rreth 70 trupa, nga 360 shtesë që Gjermania pritet të vendosë në Lituani në ditët në vijim zbarkoi në vend për të mbështetur forcat e NATO-s në zonë, tha një zëdhënës i Aleancës. Trupat përfshijnë forca ushtarake dhe mjekë nga e gjithë Gjermania ndërsa përforcimet pritet të mbërrijnë në fund të kësaj jave.
5000 trupa janë vendosur tashmë në Lituani, Letoni, Estoni dhe Poloni
Që nga viti 2017, NATO ka vendosur trupa në Lituani, Letoni, Estoni dhe Poloni, duke iu përgjigjur aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014. Një total prej 5,000 trupash ndodhen në zonë nën komandën gjermane, britanike dhe amerikane.
Trupat gjermane përbëjnë rreth gjysmën e 1100 trupave tashmë në Lituani, me trupa të dislokuara nga Belgjika, Republika Çeke, Luksemburgu, Holanda dhe Norvegjia./abcnews.al
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...