Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi dhe Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fevzi Sylejmani, komandanti i Stacionit Jugor të Policisë, Ahmet Xhosha si dhe përfaqësues të komuniteteve.
Kryetari Hamza, pasi i falënderoi për vizitën, të pranishmit i ka njoftuar për situatën me pandeminë, ofrimin e shërbimeve sikurse edhe gjendjen e komuniteteve jo shumicë.
“Komuna e Mitrovicës në kohë ka formuar asamblenë komunale, formimin e komisioneve konsultative dhe kompletimin e ekzekutivit. Po ashtu është formuar edhe nën-komiteti komunal për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, ku të gjithë akterët janë mobilizuar për një menaxhim sa më të mirë me virusin Covid-19”, tha kryetari Hamza.
Nga kryetari Hamza është bërë e ditur se komuna ka probleme me obligimet e prapambetura ndërsa prioritet i qeverisjes për këtë vit mbetet konsolidimi financiar.
Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, pasi ka falënderuar kryetarin Hamza për marrje të detyrës për të udhëhequr me Komunën e Mitrovicës ka potencuar se qëllimi i vizitës është për ta parë se si qëndrojnë komunat në përballje me pandeminë Covid-19 , për shërbimet mjekësore për komunitetet e ndryshme.
Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pasi e falënderoi kryetarin Hamza për pritjen, tha se është i lumtur që sot ka mësuar drejtpërdrejtë për situatën me pandeminë duke theksuar rëndësinë e vaksinimit të popullatës kundër COVID-19 si dhe marrjen e dozës së tretë nga qytetarët, sikurse edhe rëndësinë e zbatimit të masave në fuqi.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...