Google ADS

Hamdi Namani , “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

15:07 | 14 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojn të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 19-të, të parën në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës është shpallur futbollisti në radhët e FC Drita, Hamdi Namani.

Mesfushori qendror i bardhekaltërve realizoi “hat-trick” në ndeshjen kundër KF Feronikeli, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës, 7:0.

Me këtë fitore Drita ka marrë kryesimin në renditjen e Superligës, me 37 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme