Google ADS

Kur tifozi i Liverpoolit puthi në buzë Divock Origin pasi ai shënoi në ditën e Shën Valentinit

14:53 | 14 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Sulmuesi belg, Divock Origi ka luajtur një rol të rëndësishëm për Liverpoolin që nga transferimi i tij në vitin 2015.

Por, kjo nuk e ka penguar atë që të përfshihet në disa nga momentet më vendimtare për klubin në vitet e fundit.

Nëse Liverpool kanë më së shumti nevojë për një gol në minutën e fundit, Origi është gjithmonë aty për ta.

Nga 40 gola sa ka shënuar për klubin, 15 prej tyre kanë ardhur në 15-të minutat e fundit të ndeshjes. Belgu edhe konsiderohet lojtari më i mirë për situata të tilla në klub dhe tifozët e Liverpoolit gjithmonë kanë shprehur dashurinë ndaj tij.

Shembulli më i mirë për këtë është Dita e Shën Valentinit në vitin 2016.

Liverpooli mundi Aston Villan 6-0 me Origin që u aktivizua nga pankina për të shënuar një gol.

Mund të ketë qenë vetëm sezoni i parë i tij me Liverpoolin, por tifozët treguan se sa shumë e donin atë tashmë gjatë festimit të golit. Epo, një fans në veçanti.

Origi shfrytëzoi rastin për të festuar me tifozët e ftuar në Villa Park pas golit të tij, por zgjodhi personin e gabuar për t’u drejtuar. Kjo pasi fansi në fjalë i mbolli disa puthje në faqe, para se t’i lëshonte disa puthje në buzë pastaj./Arbresh.info

Shikoni momentin “romantik”:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme