Google ADS

Të enjten seancë solemne për Ditën e Pavarësisë

13:56 | 14 Shkurt 2022
arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ka treguar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, se është vendosur që të enjten do të mbahet seanca solemne, më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë.

Muja tha se nga java e ardhshme në rendin e ditës do të jenë projektligjet për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe për deklarimin e prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë.

“Të enjten mbahet një seancë solemne. Në ndërkohë nga java e ardhshme, janë këto pika të rendit të ditës. Dy ligje të rëndësishme në luftën e korrupsionit kanë hyrë në rendin e dytë, projektligji për byronë shtetërore dhe verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligji për deklarimin e prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë. Po ashtu, në rend dite është edhe projektligji për Agjencinë për Akreditimin. Këto janë esenciale për javën e ardhshme”, deklaroi Muja.

Sipas tij, javën tjetër do të ketë seancë edhe për dialogun dhe politikën e jashtme./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme